
Rastet tronditëse në vend!/ “Dhimbja është e madhe”, fëmijët dhunojnë prindërit e moshuar për t’u marrë para për drogë! Shtohet numri i përdoruesve të narkotikëve
23/02 20:58
Sikur të mos mjaftonte shqetësimi për mënyrën sesi janë prodhuar produkte bulmeti, edhe tregtimi i tyre në pluhur e nxehtësi shton pasigurinë e ushqimeve që konsumojnë qytetarët e Shkodrës.
Qumësht, djathtë, gjizë që shiten në trotuar e rrugë gjen në të dy tregjet e mëdha të qytetit atë të “Rusit” dhe të “Zdrales”.
Jo rrallë qytetarët thonë se nga prodhimet e pakontrolluara kanë përfunduar e në spital, por rikthehen në rrugë, sepse aty mund të blejnë më lirë.
Pluhuri dhe temperaturat e larta në këtë stinë e shtojnë rrezikun ndaj përveç ndërgjegjësimit qytetar duhet dhe një ndërhyrje institucionale për vendosjen e tregtimit brenda parametrave normale.
Top Channel