Shkolla e Klosit në prag rrënimi, e amortizuar dhe pa investime

31/05/2018 12:07

Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit është kthyer në një rrezik për 360 nxënësit që mësojnë në këtë shkollë.

Amortizimi i godinës ka bërë që në disa klasa të mos zhvillohet mësimi për shkak të shembjes së tavaneve, apo lagështirës nëpër mure. Prej vitesh në këtë shkollë nuk është vënë dorë për rikonstruksion.

Drejtori i këtij gjimnazi, Kasem Muça thotë se vitin e ardhshëm ndoshta nuk do të kenë një shkollë ku të nisin mësimin.

“Deri më sot, unë nuk kam ndonjë reagim konkret për çfarëdolloj ndërhyrje të mundshme. U bëj thirrje institucioneve që e kanë për detyrë dhe mundësi të ndërhyrjnë sa më shpejt. Unë nuk besoj se Viti i Ri mund të fillojë normalisht në këto kushtet”, shprehet Kasem Muça, Drejtor i Gjimnazit “Shaban Çollaku”.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë