“Na shpëtoni nga guroret”
31/05/2018 09:16
Banorët e urës vajgurore kërkojnë ndihmë për mbylljen e gurores pranë shtëpive të tyre.
Rreth 13 mijë banorë jo vetëm në lagjen Guri i Bardh, por në të gjithë territorin e bashkisë vuajnë pasojat që nga shkatërrimi i dhjetëra hektarë pyje e deri te tymi dhe pluhuri që thithin çdo ditë.
“Është e llahtarshme. Është e përditshme nga ora 5 e mëngjesit deri në 7 të darkës”, thotë një banor.
“U shtrova 9 ditë në spital nga astma. Nuk mbushesh dot me frymë si pasojë e tymit”, thotë një tjetër banor.
Banorët thonë se janë takuar me përfaqësuesve ministrisë mjedisit dhe me vetë ministrin Klosi, por ato takime mbyllen sipas tyre vetëm me premtime.
Top Channel