Çifti i aktorëve Ervin Bejleri dhe Ola Harizaj kanë treguar në “Pasdite në Top Channel” se kush e bën ligjin në shtëpinë e tyre.
Ish-anëtarët e trupës së Portokallisë, të cilët nuk kanë bërë dasmë dhe madje as nuk e kanë ndjerë nevojën e celebrimit, deklaruan se mes tyre dominon harmonia.
“Lindin gjithmonë keqkuptime kur flitet për personin dominues në lidhje. Te ne dominon harmonia dhe besimi”, deklaroi Ervini.
Por, Ola e sqaroi më mirë situatën: “Ervini më lejon që të më shkojë fjala më shumë, kur janë në diskutim gjërat e vogla. Por, për gjërat e rëndësishme…”.
Çifti ka një vajzë, e cila, siç duket nga natyra e saj, nuk do të ndjekë hapat e prindërve.
“Ajo nuk erdhi sot pasi nuk e ka qejf fare televizionin. Vështirë se bëhet aktore. Ka qejf që të merret me pjesën e artit sepse shikon shumë shfaqje, por ka qejf kostumografinë”, thanë Ervini dhe Ola.
Top Channel