Sipas Drejtorisë së Shëndetit publik të Vlorës, tetë pika në plazhet e qytetit rezultojnë të ndotura. Më i ndoturi është plazhi i shkollës së marinës. Problematik është edhe kanali i ujërave të zeza që derdhet në “Plazhin e Vjetër”.

Top Channel ishte të enjten në disa prej këtyre plazheve. Në shkollën e marinës në dukje gjithçka është normale, atje madje gjen edhe plazhistë.

Por ujërat e zeza që vijojnë të derdhen në det janë edhe shkaktaret pse në analiza ky plazh rezulton i ndotur.

E njëjta situatë në zonën e plazhit të vjetër ku prej vitesh derdhen në det ujërat e zeza.

Një tjetër pikë me ndotje të lartë është plazhi në afërsi të Pyllit të Sodës ku ndodhet dhe kanali i madh i qytetit të Vlorës.

Impianti i ujërave të zeza që duhet të ishte vënë në punë prej kohësh këtu do ta ndryshonte situatën.

Alternativë për pushuesit që zgjedhin Vlorën janë shumë plazhe të tjera të pastra në zonën e Radhimës, Ujit të ftohtë apo Pashalimanit.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë