Roli i psikologëve po rritet gjithnjë e më shumë në shoqërinë shqiptare.

Sot psikologu ka vëmendje më të madhe në shkollë, por edhe një rol të rëndësishëm edhe në sistemin gjyqësor, kryesisht për fëmijët.

Për të folur në lidhje me këtë çështje ishte e ftuar në edicionin informativ në Top Channel psikologia, Eriselda Dervishi.

TCH: A është e vërtetë që është rritur roli i psikologëve? Apo në dukje është i tillë?

Eriselda Dervishi: Kjo është e vërtetë. Krahasuar me vitet e para të punës sime, roli i psikologu ka qenë më pak i ndjeshëm për shkak të mosbesimit që shoqëria kishte ndaj psikologut.

TCH: Jemi shoqëri nën varësi. Kemi varësi nga substanca, alkooli droga dhe pa substanca, siç është kumari e bixhozi. Dhe janë të gjitha pasoja që vijnë nga varfëria. Nxitet në tru ai që njihet si mendimi magjik. Cili është më i rrezikshëm?

Eriselda Dervishi: Të gjitha varësitë janë të rrezikshme dhe ndonjëherë bëhen pasojë e njëra-tjetrës. Një individ mund të ketë varësi nga droga, nga alkooli apo edhe nga bixhozi. Janë të gjitha të rrezikshme dhe kanë nevojë të gjitha për trajtim dhe shoqërohen me problematika të forta shoqërore dhe familjare. Është e nevojshme që të trajtohen siç duhet dhe nga specialistët e duhur.

TCH: E preka edhe më parë që vijnë për shkak të problemeve ekonomike. A janë problemet ekonomike që çojnë më pas te bixhozi dhe më pas te alkooli apo e kundërta.

Eriselda Dervishi: Të dyja rastet janë të mundshme, pasi varësia nga bixhozi mund të çojë në varfëri ekonomike dhe gjithashtu mospasja e shpresës mund të çojë edhe në varësi të tjera.

TCH: Jo më kot e përmenda faktin që ju jeni psikologe shkolle dhe psikologe gjykate. Në punën tuaj përballeni edhe me fëmijë problematik, por edhe me prindër të këtyre fëmijëve. Çfarë pasojash sociale sjell kjo gjendja dhe sa është familja burim i këtyre situatave?

Eriselda Dervishi: Familja është vendi ku fëmija modelon sjelljet e veta, kështu që është një faktor mjaft i rëndësishëm. Pastaj nëse do të kalojmë në moshën e adoleshencës edhe shoqëria dhe mjedisi social kanë një ndikim të padiskutueshëm.

TCH: Varësia nga kumari e bixhozi, është klasifikuar nga OBSH si sëmundje mendore. Pse kaq intensitet? si vinë tek ti? Si I ndihmon? A kemi ne statistika për këtë?

Eriselda Dervishi: Statistikave nuk mund t’i referohem, por duke parë mjediset ku ne jetojmë, ku mbyllet një biznes dhe hapet një loto, kjo shpjegon se ka rritje dhe intensitet në komunitet të këtyre kompanive. Nga puna dhe eksperienca e përditshme vë re se në vendin tonë drejt këtyre sjelljeve janë të prirur edhe adoleshentët, të cilët vijnë në këshillim dhe kanë varësi nga bixhozi, i cili është një fenomen shumë i dëmshëm duke u filluar në këtë moshë.

TCH: Si mund të trajtohen këta persona që kanë varësi? Si vijnë te psikologu?

Eriselda Dervishi: Nuk është se vijnë vetë personat te psikologu. Është një shqetësim i një familjari apo i një shoku që diçka nuk po shkon me një person dhe që e referojmë te psikologu. Nuk është se individi është i ndërgjegjshëm se ka një problem dhe shpesh mendon se mund të menaxhojë atë dhe se nuk është problematike. Por realisht situate i ka dalë jashtë kontrolli dhe situate i është rënduar shumë.

TCH: Gjithsesi, ju do të ja rekomandonit një personi konsultën te psikologu?

Eriselda Dervishi: Është absolute konsulta me një psikolog e rekomandueshme pasi është një specialist, i cili do ta trajtojë rastin në mënyrën e duhur. Nëse kapet në momentin e duhur dhe trajtohet në mënyrën e duhur ka trajtim.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë