Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
DEPUTETËT STEPEN TA NISIN KONTROLLIN NGA VETJA
150 milionë eurot e deputetëve të Kuvendit kanë rritur pritshmëritë e publikut për të nisur një vetting ndaj politikës. Por shumica e deputetëve nuk e komentojnë kërkesën, ndërkohë që nga LSI sugjerohet një amnisti, apo vit zero.
BABALJA KËRKON AZIL POLITIK NË KOSOVË
Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” paraqiti kërkesë për azil politik në Kosovë me motivin se në Shqipëri i kërcënohet jeta. Për drejtësinë ai është dëshmitari kyç në dosjen e hapur të Agron Xhafajt.
AUSTRIA PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE ME BE
Kryeministri austriak Kurz tha se vendi i tij është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por të tjera vende mendojnë ndryshe. Rama kërkon ndihmë nga BE për emigrantët që përdorin Shqipërinë si tranzit.
NË TIRANË DHE KAMËZ, USHQIMET SHITEN NË TOKË
Pavarësisht asaj që thuhet për sigurinë ushqimore, në Tiranë shitet pa problem në trotuar. Produktet ekspozohen për orë të tëra në diell, tym makinash dhe pluhur rruge.
RONALDO RIKTHEHET NË LA LIGA
Ronaldo (braziliani) do i rikthehet futbollit duke investuar në blerjen e skuadrës së Valladolid për të cilën braziliani do të paguaje 30 milionë euro.
Top Channel