Kroacia është anëtarja më e pakënaqur e Bashkimit Europian. “Vetëm 5 vite pas hyrjes së vendit ballkanik në BE, qëndrimi negativ ndaj tij është shtuar ndjeshëm – thotë “Deutsche Ëelle”, – e kroatët kanë arsye për ta përjetuar një ndjesi të tillë”.
“Rënia e besimit nuk e befason askënd”, shprehet Berto Shalaj, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Zagreb. Sipas tij, BE-ja nuk është duke funksionuar siç duhet në aspektin ekonomik dhe social.
Vendit nuk i është mundësuar një sistem i përmirësuar shëndetësor dhe një shkollim më i mirë, ndërsa standardi i pensionistëve po bie gjithmonë e më shumë.
Një aspekt tjetër problematik është sistemi i marrjes së vendimeve të rëndësishme në BE.
Kroatët nuk janë mësuar me një nivel të lartë të demokracisë, e mes tyre ekziston perceptimi i gjerë se Brukseli e ka larguar mekanizmin e marrjes së vendimeve nga populli.
Parlamenti Europian nuk pyetet për asgjë të rëndësishme, ndaj dëshpërimi është pasojë logjike. Në Kroaci, po kështu ka më pak mjete financiare për projekte serioze nga fondet europiane. Nga këto fonde financohen vetëm projektet e vogla, e jo ato të mëdha dhe komplekse.
Nga vendi rezulton të jetë larguar një numër i madh njerëzish, e dihet – theksojnë ekspertët, – se njerëzit ikin në kohë krizash.
Këtë gjendje e dëshmon edhe fakti që 29% e të ardhurave përdoren për ushqime. Mesatarisht në BE shpenzohen vetëm 12% e të ardhurave për ushqime. Të ardhurat në Kroaci janë më të ulëta se në vendet e tjera, ndaj është e qartë, që gati një e treta e pagave shpenzohet për ushqime.
Top Channel