Jo provime në vapë! Provohet shkencërisht: Rezultate të këqija në mot të nxehtë

30/05/2018 09:46

Tashmë është një studim që e konfirmon. Në vitet me mot më të nxehtë sesa normalja, nxënësit nuk dalin mirë në provime!

Raporti i disa universiteteve amerikane, përfshirë atë të Harvardit, tregon se ka një lidhje domethënëse mes temperaturave të larta dhe rezultateve më të dobëta në shkollë.

Testimet e kryera ndaj mbi 10 milionë gjimnazistëve amerikanë, përgjatë 13 vitesh, dëshmuan qartë se moti i nxehtë ka ndikim negativ te rezultatet shkollore.

Një përgjigje praktike ndaj kësaj situate mund të jetë, sipas ekspertëve, përdorimi i ajrit të freskët të kondicionuar.

Studentët që jepnin provime në verë janë ankuar me kohë se i nxehti i madh nuk i lejonte të përqëndroheshin siç duhej. Por, kjo përbën të parën herë që provohet në mënyrë shkencore një lidhje e tillë.

Studimi i publikuar nga Byroja Federale amerikane e Kërkimeve Ekonomike lë të kuptohet se, nxënësit kishin rezultate më të dobëta në vitet e nxehta, e më të mira në vitet më të ftohta.

Kërkuesit kanë llogaritur se, për çdo rritje të temperaturës mesatare me 0.55 gradë, ka 1% rënie të aftësisë për të mësuar. Kjo e fundit dallohej që kur temperatura rritej mbi 32 gradë Celsius, e pastaj vihej re edhe më tepër kur kapërcente 38 gradët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA