Pikat e kalimit kufitar me Greqinë nuk do të funksionojnë për 24 orë, dhe kjo për shkak të një greve të realizuar nga pala greke.

Siç njoftojnë autoritetet në Kapshticë puna është ndërprerë në orën 07:00 të së mërkurës, e do të rifillojë pas 24 orësh, të enjten e 31 majit.

Bëhet e ditur se gjatë këtyre orëve nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm kalimi i këmbësorëve.

Gjithashtu dhe në pikat e tjera kufitare me Greqinë, në Kakavijë dhe Tre Urat do të bllokohet puna.

Sindikata e punonjësve të ministrisë së Financave të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së sindikatave te pavarura të Greqisë, në grevën e përgjithshme që do të zhvillohet sot në shtetin fqinj.

Sipas sindikatës, në grevë do të marrin pjesë edhe doganieret, ndaj gjatë datës 30 maj, pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë, ndërsa me Bullgarinë lëvizja e autoveturave do të lejohet, por jo e kamionëve.

Greva do pezullojë lëvizjen në porte dhe aeroporte, si dhe spitalet dhe shërbimet civile. Edhe mjeket thane se do te protestojnë, ndërsa mjetet e transportit publik do të pezullojnë lëvizjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA