Denoncoi skandalin e tjetërsimit të tokave në Lezhë, i digjet lokali

30/05/2018 12:48
Foto ilustruese

Persona të panjohur dhe të maskuar kanë djegur gjatë natës lokalin e një prej denoncuesve të skandalit të tokave në Ranën e Hedhun në Shëngjin.

Zyrtarisht nuk jepen detaje për shkaqet e djegies madje thuhet se po hetohet një shkëndijë elektrike. Por Top Channel mëson nga persona të afërt me zhvillimet se lokalit i është vënë flaka qëllimisht.

Prela nuk është personazh i panjohur pasi emri i tij përmendet si një ndër denoncuesit e vjedhjes së tokave në Ranën e Hedhun pas të cili prokuroria kërkoi arrestimin më pas të kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i cili po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA