Veliaj: Qendrat sociale, vakte të ngrohta për njerëzit në nevojë

29/05/2018 12:39

Në muajin e Ramazanit, Bashkia e Tiranës, Fondacioni ALSAR dhe organizata TIKA dhuruan një mijë pako me ushqime për fëmijët pa prindër dhe familjet në nevojë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pakot ushqimore janë një ndihmë për njerëzit në nevojë, por sidomos për fëmijët, të cilët duhet të mendojnë për mësimet dhe jo për ushqimin.

“Një paketë ushqimore nuk i zgjidh të gjitha problemet, por sigurisht është e nevojshme kur familjet janë duke kaluar një kohë të vështirë, që fëmijët të mos mendojnë për ushqimin, por si të marrin dhjeta në shkollë, të merren me aktivitet sportiv dhe ndihmon sidomos nënat, për të përballuar barrën më të madhe në familje. Kemi mbi një mijë paketa për fshatrat, ashtu siç do të ketë edhe 3500 pako për gjithë zonën urbane të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se bashkëpunimi me ambasadën turke dhe donatorët ka qenë përherë i suksesshëm, qoftë në nismat solidare për njerëzit në nevojë, qoftë për aksione si mbjellja e pemëve apo ndërtimi i këndeve të lodrave. Veliaj tha se në çdo mbrëmje të muajit të Ramazanit, Bashkia e Tiranës do të shtrojë vakte për njerëzit në nevojë në të gjitha qendrat e saj sociale. “Në të gjitha mensat tona sociale do të shtrojmë çdo natë iftar për familjet në nevojë”, vijoi ai.

Veliaj ftoi qytetarët që kanë mundësi ekonomike apo edhe bizneset që duan të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale, të dhurojnë diçka për njerëzit në nevojë. “Dua të ftoj këdo që ka mundësi, që të hapë shtëpinë e tij në muajin e Ramazanit për dikë që është në nevojë. Do të shërbejmë vakte në mensat tona sociale, në shtëpitë e të moshuarve, në shtëpitë e fëmijës dhe kudo tjetër ku ka nevojë”, tha ai.

Por, që bamirësia dhe solidariteti të mos mbeten thjesht për raste emergjencash apo festash, kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se synimi është që ndihma për njerëzit në nevojë të kthehet në diçka të përhershme.

“Shpresa ime, por edhe shpresa e miqve këtu, është që siç sillemi me solidaritet në muajin e Ramazanit, ta kthejmë në standard për 11 muajt e tjerë. Nëse sillemi çdo muaj me të njëjtin solidaritet, mund të kemi qytetin më solidar në Shqipëri, që është qyteti i Tiranës”, shtoi Veliaj.

Top Channel

Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike