Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama sjell në vëmendje situatën në Gjykatën Kushtetuese, ku thotë se vendi është pa drejtësi kushtetuese.
“Në qeveri dhe në përbërje të grupit parlamentar të maxhorancës së Edi Ramës ka juristë të zotë e me përvojë që e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë të cënosh Drejtësinë Kushtetuese, dhe pavarësisht se ata janë aq të padinjitet sa nuk guxojnë as të flasin, me heshtjen e tyre të turpshme janë bërë fajtorë, dhe kostove të njëpasnjëshme që pengojnë çeljen e negociatava me BE-në, iu kanë shtuar edhe mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese apo të asaj që në manualet e institucioneve të drejtësisë njihet ndryshe si “Rojë e Kushtetutës”. Eshtë kjo arsyeja që kompetenca e Gjykatës Kushtetuese për të kontrolluar dhe mbrojtur procesin ligjvënës, në thelb vlerësohet si bazamenti i shtetit të së drejtës”, thotë Rama.
Nëse marrëveshja e Detit me Greqinë do të sillej sot në këtë gjykatë, supozon Luan Rama, çfarë mund të ndodhte?
“Me lejoni gjithashtu të abstragoj mbi një kazus, duke e sjellë marrëveshjen e detit me Greqinë ne realitetin e sotëm. Partia Socialiste me të drejtë ju drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’a shpallur të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar mes dy qeverive respektive disa vite më parë, dhe falë atij vendimi, marrëveshja për hapësirën detare mes Shqipërisë e Greqisë po rinegociohet! Por, imagjinoni sikur në atë kohë, Gjykata Kushtetuese të ishte kjo që është sot apo më saktë në gjendjen që është sot, vetëm me dy gjyqtarë, për të hamendësuar fare lehtë se çfare mund të ndodhte?! Thënë fare shkurt dhe qartë: Shqipëria sot është një vend pa Drejtësi Kushtetuese, është një vend pa “Rojen e Gjykatës Kushtetuese”, është një vend pa Gjykatë Kushtetuese!”, shkruan ai në Facebook.
Top Channel