Performaca e lartë e I-Pace SVR, e çdo lloji makine elektrike të Jaguar nuk do të konceptohet thjesht për startin e shpejtë nga 0 në 100 km/orë. Ky është qëndrimi që do të mbajnë drejtuesit e kompanisë britanike të prodhimit të makinave.
E teksa kanë zërat e parë për I-Pace SVR, një projekt i limituar makinash speciale të Jaguar, kanë filluar të shpërhapen, shefi i prodhimit Hanno Kirner ka deklaruar se ekipi i tij ka punuar për t’i dhënë më tepër bonuse makinë së re.
“Kemi pyetur veten, se si do ta donim një ‘SVR’ elektrike”, – është shprehur Kirner – “Po ne mund ta bëjmë që mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km në orë për 1,8 sekonda. Është mirë për startin, por pasi e kemi bërë 2-3 herë, nuk do të donim që ta bënim sërish.
E sipas Kirner, më e rëndësishme është kontrolli mbi makinë, duke e bërë sa më të manovrueshme, sesa shpejtësia e lartë. “Në rrugë ka shumë shoferë të pa trajnuar siç duhet dhe shpejtësia e madhe jo gjithnjë është e domosdoshme”, është shprehur Kirner.
Top Channel