Pikat e kalimit kufitar me Greqinë nuk do të funksionojnë për 24 orë, dhe kjo për shkak të një greve të realizuar nga pala greke.

Siç njoftojnë autoritetet në Kapshticë do të ndërpritet puna nga data 30.05.2018, ora 07:00 deri në datën 31.05.2018 ora 07:00 dhe nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por gjatë këtij harku kohor do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve.

Gjithashtu dhe në pikat e tjera kufitare me Greqinë, në Kakavijë dhe Tre Urat do të bllokohet puna.

“Në bazë të njoftimit të bërë nga homologët Grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala Greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018. Njëkohësisht ju njoftojmë se Pikat e Kalimit Kufitar do të jenë të hapura vetëm për këmbësorët, ndërsa kalimi i të gjitha mjeteve motorike do të jetë i bllokuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA