Lajmet kryesore të ditës, 29/05/2018 – 16:00

29/05/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHQIPËRIA KANTIER NDËRTIMI

221 leje ndërtimi janë miratuar në rang vendi në periudhën janar – mars të këtij viti. Sipas INSTAT do të investohen 100 milionë dollarë kryesisht në Tiranë, Fier dhe Durrës.

 

KOVATÇEV: ZGJERIMI DO TË FORCOJË EUROPËN

Deputeti bullgar i Parlamentit Europian, Andrei Kovatçev ka thene per EurActiv se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor do të forcojë Europën, por BE duhet të sigurohet që reformat të zbatohen siç duhet dhe që ato të arrijnë rezultate konkrete.

A DO KETË TAKIM, TRUMP – JONG UN?

Pikëpyetjet janë të shumta mbi realizimin e takimit mes Trump dhe Jong Un ndaj Uashingtonin do ta vizitojë një zyrtar i Koresë së Veriut të mërkurën.

“VËLLAZËRORJA” SHQIPERI – KOSOVË

Luhet sonte në orën 20 ndeshja miqësore Shqipëri – Kosovë. Trajneri Panuçi ka prezantuar formacionin e ndeshjes me shumë ndryshime, ku në krye gjenden Guri dhe Cikalleshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA