Vjosa shemb rrugën, banorët e disa fshatrave mbeten të izoluar
28/05/2018 15:20
Lumi Vjosë ka shkatërruar rrugën që lidh disa fshatra të Fierit.
Prurjet e shpeshta të lumit Vjosë, veç dëmit të shtëpive, orendive shtëpiake dhe prodhimeve bujqësore, kanë shkatërruar e gërryer dalëngadalë edhe rrugën që lidh njësitë administrative, Levan dhe Frakull.
Banorët thonë se shkak për erozionin është shfrytëzimi pa kriter për nxjerrjen e inerteve dhe mungesës së paneleve mbrojtës. Prej 4 muajsh fermerët nuk i transportojnë dot prodhimet bujqësore, në tregjet e zonës.
Ndërsa askush nuk merr masa për rrugën e dëmtuar gjatë dimrit, Vjosa po përparon edhe në tokat bujqësore në fshatrat Kashisht, Sheq Musalalaj, Kafaraj dhe Cerven.
Top Channel