Marshimi në Elbasan/ Vrasja e Martin Canit, qytetarët bëjnë apel për sensibilizim
27/11 19:57
Punimet për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë dëmtuan 11 banesa në fshatin Golik të Pogradecit. Banorët protestuan sot duke bllokuar edhe punimet.
Ata akuzojnë kompaninë ndërtuese se me shpërthimet me lëndë plasëse po i le pa çati mbi krye. Shpërthimi i fundit jo vetëm që është bërë në mënyrë të paparalajmëruar por ka bërë që gurët të përhapen në ajër dhe të bien mbi banesa ndërkohë që përveç dëmtimeve materiale kanë shkaktuar panik te banorët.
Pas denoncimit të banorëve ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e firmës pasi dyshohet se ai nuk ka respektuar rregullat teknike të punës.
Top Channel