
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Një fugon ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Lushnjë- Kashtëbardhë, ku për pasojë mjeti është djegur tërësisht.
Andrea Pepa, pronar i një furre buke, ishte duke shpërndarë bukë në këtë fshat, kur makina e tij ka marrë flakë në ecje. Dyshimet e para flasin se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në baterinë e mjetit.
Pepa ishte me bashkëshorten në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel