Një aksident me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji.

Mësohet se rreth orës 01:50 mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues Klodian Korançe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer, duke u përfshirë edhe nga flakët, duke i marrë jetën 24-vjeçarit Korançe.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbërrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA