Prej 4 ditësh qyteti i Lushnjës nuk furnizohet rregullisht me ujë për shkak të një defekti të rëndë në stacionin e pompimit ne Konjat.
Si pasojë e rrjetit të amortizuar dolën jashtë funksionit linjat e brendshme.
“Është defekt i madh dhe nuk mund të mbyllet brenda një dite. Ne jemi duke bërë rimont total dhe prandaj po zgjat defekti. Vazhdojmë të bëjmë remont, ndërsa uji është me orare të kufizuara dhe jo me sasinë e nevojshme”, thotë Ersi Veliu, drejtor teknik i ujësjellës kanalizime, Lushnje.
Rregullimi i defektit kërkon kohë dhe qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat.
“Ne e blejmë ujin për të pirë. Uji që na vjen nuk pihet. Nuk kemi as enë të mbushim, pasi kishim depozitën”, thonë banorët.
Lushnja furnizohet me ujë mesatarisht 5 orë në ditë në rrethina dhe rreth 12 orë në zonat e qendrës, ku janë bërë investime nga banka gjermane “KFV” në sistemin e ujësjellësit.
Top Channel