Impianti i mbetjeve në Sharrë, projekti i trajtimit që nuk do të shkaktojë ndotje mjedisore

28/05/2018 15:14

Të gjitha mbeturinat e Tiranës do të izolohen me tre shtresa kapsulimi që nuk lejon çlirimin e gazit në atmosferë dhe depërtimin e ujerave nën toke si dhe përhapjen e tyre më tej. Më pas këto shtresa do të mbulohen me një metër dhe vegjetative ku do të mbillen lule dhe pemë.

Pas kapsulimit të mbetjeve ekzistues do të ndërtohet impianti i seleksionimit që do të sigurojë lëndën e parë për industrinë e riciklimit. Ndërkohë do të ndërtohen 76 puse biogazi, i cili më pas do të përdoret për prodhim energjie. Ky projekt që po realizohet në Sharrë, i jep fund ndotjes mjedisore që shkaktonte landifili dhe shqetësimit të herëpashershëm të banorëve që jetojnë pranë kësaj zone.

“Është një venddepozitim modern, pra komplet i ndarë dhe i izoluar nga ambienti. Nuk do të ketë asnjë impakt negativ në jetën e njerëzve dhe në ndotjen e mjedisit. Parimi që ka udhëhequr në projektin e kësaj platforme, është ai i të ashtuquajturës hierarki e mbetjeve i adoptuar nga BE, që do të thotë se para së gjithash është e nevojshme të minimizojmë policën e mbetjeve por edhe të maksimizohet përdorimi dhe riciklimi. Kështu që do të ketë impiante riciklimi, ndarje të materialeve që kanë vlerë, që mund të ripërdoren dhe pjesa e cila do t’i jepet termovalorizatorit është pjesa e mbetjeve e cila nuk mund të përdoret për riciklim dhe kështu që do të transformohet në energji elektrike”, Dr. Ing. Fabrizio Strobino, Administrator i Deleguar, Paul Wurth Energy S.r.l.

I gjithë qarku i Tiranës gjeneron 1350 ton mbetje urbane. Menaxhimi i tyre do të realziohet me Partneritet Publik Privat për 30 vjet, ku garanci e projektit është edhe Paul Wurth , investitori dhe aksioneri më i madh i shoqërise koncesionare, i cili është lider dhe gjigand botëror në sektorin e veprave të mëdha me teknologji të avancuar dhe veçanërisht në vepra të teknologjise “State of Art”, siç është projekti i Tiranës.

“Paul WURTH është një nga liderët botërorë në realizimin e impianteve për çelikun. Historia e P.W ka lindur që në fundin e viteve ‘800 dhe ka rreth 150 vite histori dhe i dedikohet zhvillimit të projekteve të incenerimit të mbetjeve dhe teknologjive të tjera ambientale. Ky për ne është një projekt strategjik mbi të cilin jemi duke përdorur teknologjitë mjedisore më moderne. Paul Wurth realizon impiante në të gjithë botën, kemi filiale në Brazil, Itali i cili është filiali i dytë më i rëndësishëm pas atij Meme që ndodhet në Luksemburg dhe në Indi. Përveç filialeve të vogla Join VENTURE në Japoni dhe përfaqësuar në vende të tjera. Impiantet tona janë realizuar praktikisht në të gjithë botën”, tha Dr. Ing. Corrado Ferrari, Dr i Pergj., Shitjeve dhe Marketingut, Paul Wurth Energy S.r.l.

Zona e trajtimit të mbetjeve do të ketë një sipërfaqe prej 120 hektarë me një investim 128 milionë euro .
Ky projekt qw pritet t’i japë zgjidhje mbetjeve në Tirane përfundon në vitin 2023. Janë parashikuar 9 faza. Bashkia e Tiranës per trajtimin e mbetjeve në këtë forme do të paguajë 29 euro për ton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA