Sindikata e punonjësve të Ministrisë së Financave të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së Sindikatava të Pavarura në grevën e përgjithshme që do të zhvillohet të mërkurën e 30 majit.

Sipas sindikatës, në grevë do të marrin pjesë edhe doganierët, ndaj gjatë datës 30 maj pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamioneve në pikat kufitare të Greqise me vendet e treta si Shqipëria, Maqedoni dhe Turqia, ndërsa me Bullgarinë lëvizja e autoveturave do të lejohet, por jo e kamionëve.

Greva do të pezullojë lëvizjen në porte dhe aeroporte, si dhe spitalet dhe shërbimet civile. Edhe mjekët thanë se do të protestojnë, ndërsa mjetet e transportit publik do të pezullojnë lëvizjen.

Sindikatat thonë se protesta është e vetmja rrugë që qeveria Tsipras të zbusë reformat ekonomike që ka ndërmarrë në plotësim të detyrimeve të kredidhënësve të saj për të shpëtuar ekonominë ende në kolaps të Greqisë.

Autoritet thanë se greva do të paralizoje tërësisht gjithë sektorin publik, ndaj dhe kërkuan mirëkuptimin e qytetarëve.

Përsa i përket lëvizjeve me Shqipërinë, doganat greke njoftuan se do të pezullojnë lëvizjet e automjeteve dhe kamionëve që prej orës 07:00 të mëngjësit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07.00 të së enjtes.

Gjatë kësaj kohe në pikat kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë do të lejohen të lëvizin vetëm këmbësorë pa çanta dhe bagazhe, si dhe rastet e urgjencave mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA