Më 1 qershor është radha e gjyqtares Marçela Shehu që të dalë në seancën dëgjimore publike në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjytarja e rrethit gjyqësor të Kurbinit do të kalojë në sitën e vettingut për anën profesionale, pasurinë dhe integritetin. Trupa e KPK-së që do të shqyrtojë rastin e saj përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Në bazë të vendimit të kësaj trupe do të varet edhe e ardhmja e kësaj gjyqtareje në sistemin e drejtësisë, nisur nga fakti që Marçela Shehu është kandidate edhe për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ndërkohë, katër ditë më vonë në sitën e vettingut do të kalojë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Trupa gjykesë që do të vendosë për të përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA