E diela në Tiranë është e diela e turistëve, të cilët sfidojnë temperaturat e nxehta për të vizituar atraksionet e kryeqytetit. E ndërsa qytetarët e Tiranës për fundjavë i janë drejtuar plazheve apo fshatrave përreth, për turistët e huaj kryeqyteti ofron mundësi të ndryshme për të kaluar ditën.

Bashkëjetesa fetare është për t’u marrë në konsideratë për një grup turistësh italianë që dalin nga mesha e së dielës në katedralen ortodokse, ‘Ngjallja e Krishtit’

“Është hera e 8 që vij në Shqipëri, na pëlqen shumë natyra, pjesa e detit është shumë e bukur, na pëlqen ushqim dhe për ne italianët natyrisht që është me leverdi. Këtu në Tiranë duam të shkojmë te xhamia, por sot është e mbyllur, tani po ikim te katedralja katolike”, thotë një italian.

Pas italianëve, në Kadetrale futen një grup turistësh grekë. Kalojmë drejt sheshit Skënderbej. Një turiste holandeze rikthehet në Shqipëri pas 34 vitesh dhe bën diferencën me periudhën e komunizmit

“Kam qenë këtu në 1984-ën. Ka shumë të reja, ka ndryshuar shumë. Atëherë nuk kishte makina, nuk kishte dyqane dhe na shoqëronin me roje gjithë kohës. Të vetmen gjë që blemë, ishte një kuti me marmalatë. Tani ka makina kudo, ka trafik, ka ndryshuar shumë”, shprehet turisti holandez.

Në sheshin Skënderbej të duket si një kryqëzim kombesh, pasi shikon edhe anglezë, kinezë, etj, ndërsa Piramida, Muzeu Historik Kombëtar, Kulla e Sahatit, Bunk Art, etj, janë disa prej vendeve që ngjallin kureshtje për turistët. Gjithsesi, jo të gjitha këto vende janë hapur në fundjavë, gjë që privon edhe turistët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA