22/11 18:21
Cristiano Ronaldo, bashkë me Realin e Madridit prekën majën e botës për herë të tretë radhazi, mbrëmjen e djeshme në Kiev, ku triumfuan në finalen e Champions Leagues.
Sulmuesi portugez nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës në finale, por natyrisht që ka qenë protagonist i padiskutueshëm gjatë gjithë edicionit, duke vendosur disa rekorde.
E fejuara e tij, Georgina Rodriguez ka qenë natyrisht tifozja më e zjarrtë e Ronaldos në Kiev. Së bashku me djalin e portugezit, ajo ka zbritur në fushë për të festuar, në përfundim të takimit.
Nuk kanë munguar as puthjet pasionante mes çiftit, me Georginën që ka tentuar të ‘çlodhë’ Ronaldon dhe të ndajë me të gëzimin e titullit të fituar.
Top Channel