Tension mes turmës dhe policisë, para kryeministrisë
26/05/2018 12:00
Në mbyllje të fjalës së Bashës, që ftoi turmën të marshojë drejt Ministrisë së Brendshme, pati edhe momente tensioni mes turmës dhe policisë.
Disa protestuesë tentuan të çajnë kordonin e policisë, të vendosur para kryeministrisë, duke hedhur tymuese dhe goditur me sende të forta.
Tensioni zgjati për disa minuta, ndërsa eksponentë të Partisë Demokratike u angazhuan për të qetësuar protestuesit dhe për të vijuar me marshin drejt Ministrisë së Brendshme.
Do të jetë pikërisht hapësira para këtij institucioni ku do të spostohen protestuesit, që sipas thirrjes së Lulzim Bashës, do të kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.
Top Channel