Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger do të vizitojë Tiranën të martën dhe të mërkurën, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit.
Sipas OSBE-së, Greminger do të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai gjithashtu do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”. Projekti ka për synim t’i ndërgjegjësojë dhe fuqizojë qytetarët me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend.
Top Channel