Të enjten mbledhja e parë Itali-Shqipëri/ Zbardhen detaje nga takimi, cilat do të jenë ‘shtyllat’ e diskutimeve 11/11 22:16
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkruar në Twitter pas protestës së opozitës. Ai falenderon Policinë e Shtetit për mbarëvajtjen e protestës si dhe për profesionalizmin e qetësinë në përmbushjen e detyrave të ngarkuara.
“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës.
Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruan Xhafaj.
Top Channel