Pas përpjekjeve të protestuesve për të çarë kordonin policor që mbronte perimetrin e sigurisë së Ministrisë së Brendshme, vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha u afrua për të qetësuar turmën dhe për ta thirrur të largohet.

Krahas deputetëve të PD-së, si Strazimiri, Salianji, Spahia etj, edhe vetë Basha doli në krye të turmës dhe e thirri ta ndjekë pas, për të lënë godinën dhe për t’u spostuar drejt selisë së Partisë Demokratike.

Duke ndjekur liderin e opozitës, protestuesit parakaluan në pedonalen para Teatrit Kombëtar, për të ecur drejt selisë së PD-së, duke shmangur kështu edhe një agravim të situatës para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Mesa duket këto janë edhe minutat e fundit të marshimit të opozitës, që tani janë larguar nga godina e Ministrisë dhe pritet të shpërndahen gradualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA