Kryemadhi takon kreun e OSBE: Reforma zgjedhore të zgjidhë problemin e blerjes së votës

25/05/2018 16:49

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka takuar Presidentin e Asamblesë së OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm tē saj, Roberto Montella.

Gjatë takimit Monika Kryemadhi ka garantuar mbështetjen e LSI për kryerjen sa më parë të Reformës Zgjedhore. duke vënë theksin tek blerja e votës.

“Moskryerja e Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 u shfrytëzua nga qeveria për prishjen e zgjedhjeve, blerjen masive të votës. Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet t’i jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA