Rezoluta për integrimin, Pollo: Furçe e bojëra për makiazhin e fytyrës së qeverisë

24/05/2018 14:34

Për demokratin Genc Pollo rezoluta për integrimin europian që u miratua në Kuvend nga maxhoranca, është tekst “plot furçe dhe bojëra për makiazhin e fytyrës së qeverisë”.

“Nëse qeveria dhe Edi Rama do të donte një Rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i Partisë Socialiste normalisht, siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian. Madje edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit, për raportet me Bashkimin Europian dhe kështu ëshgtë vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve, është arritur pothuajse gjithmonë një tekst i përbashkët i cili është votuar konsensualisht”, tha Pollo.

Por sipas tij qeverisë i duhet kjo projekt rezolutë për të hequr vëmendjen “nga Agron Xhafaj dhe nga i vëllai i tij, që rri, i vdekur i pakallur, në postin e Ministrit. Rruga për të korrigjuar këtë zullum dhe rruga për të korrigjuar shumë zullume të tjera dhe rruga për një Shqipëri Europiane është protyesta e madhe e gjërë popullore”, tha Pollo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA