Edi Rama shënoi në llogaritë e tij edhe një tjetër hap me të cilin sipas tij po pengon hapjen e negociatave: braktisja e sallës duke e lënë mazhorancën të miratojë e vetme rezolutën që socialistët propozuan për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
“Dhe cilido në korridoret e Parlamenteve europiane që është kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë, këtë rezolutë mund ta ketë një arsye më shumë për tu thënë të tjerëve parlamenti i Shqipërisë nuk është unanim”, tha Rama.
Personazhet historike i vijnë në ndihmë për krahasimin e rastit për Partinë Demokratike. “PD që lindi me thirrjen “E Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, po si të ishte jnë forcë që për program ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme”, vijoi Rama.
Duke i bërë thirrje prokurorisë të bëjë ekspertizë ndërkombëtare audiopërgjimit ku Albert Veliu pretendon se ka folur me vëllain e ministritë të Brendshëm për të transportuar kanabis, dhe është i sigurt për rezultatin,
“Këtu nuk është çështje opinioni, është me barrë, apo duket si me barrë, apo ka brenda jastëk. Këtu është çështje analize shkencore. Do të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët dhe producentët”, tha ai.
Garantoi se nuk do të ketë dhunë ndaj protestuesve: “Fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, po ktheheshe në morgun e spitalit në Tiranë, ka vdekur”.
Sikundër se i garantonte se PD po tallet me qytetarët. Ndërsa ata që do të marrin pjesë në protestën janë antieuropianë, deklaroi kreu i qeverisë. “Çdo shqiptar që nuk i do negociatat, duhet të iki në protestë”, tha ai.
Top Channel