Ballshi pa Rilindje, Bashkia: Qeveria na diskriminon për investimet

24/05/2018 14:53

Qendra e qytetit të Ballshit është lënë në harresë prej vitesh. Shëtitorja e qytetit është e amortizuar, me trotuare dhe rrugë të shkatërruara. Në harmoni me këtë shkatërrim janë edhe fasadat e pallateve.

Kryebashkiaku i Ballshit thotë se mungesa e fondeve nga qeveria për këtë qytet ka ardhur si rezultat i përfaqësimit politik të saj, pasi në këtë qytet shumicën e ka Partia Demokratike.

“Në bashkinë Mallakastër financime të qeverisë mungojnë dhe projekte të tjera që kemi vënë në dispozicion në ministritë e linjave flenë në sirtar dhe nuk gjejnë financim., Qytetarët mallakastriotë dhe pse kanë pritur kanë ngelur të zhgënjyer nga qeveria qendrore dhe për faktin që në shumicë mallakastriotët kanë votuar qeverinë socialiste”, thotë kryetari i bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.

Bashkia Mallakastër ka një popullsi prej 43 mijë banorësh. Ndonëse është një qytet që historikisht ka gjeneruar të ardhura ekonomike për vendin, pasi këtu ndodhet gjigandi i përpunimit të naftës, qytetarët ankohen se nuk janë të përfshire në planin e Rilindjes Urbane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA