Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga të vetmin person të shpallur në kërkim nga operacioni “272”, i falsifikimit të vizave.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Limos Selimi, 26 vjeç nga Lazarati, pasi gjykata e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi më 14 maj të këtij viti për ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Selimi bashkë me 17 persona të tjerë, kishin krijuar një rrjet ‘zyre konsullore’ duke dërguar në mënyrë të paligjshme shtetas jashtë vendit, kryesisht në Kanada, SHBA dhe Angli. Ata merrnin deri 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj.
Top Channel