Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e Tepelenës, pasi ka tentuar ti fusë celular në burgun e Bënçës, të vëllait.
Sipas policisë Dritan Rrapa nga Gjirokastra, u kap nga punonjësit e burgut në flagrancë. Mësohet se vëllai i tij Gëzim Rrapa është arrestuar në 2016 dhe po vuan dënimin për trafikimin e 10 kg hashash.
“Tenton të fusi sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, arrestohet në flagrance nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Rrapa, 33 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga punonjësit e IEVP Bençë, Tepelenë duke futur në këto ambjente një aparat celular për vëllanë e tij të dënuar shtetasin Gëzim Rrapa, 35 vjeç, banues në Gjirokastër”, bën të ditur policia e qarkut.
Top Channel