Në prag të protestës/ Opozita debat në komisione. Rama takon Ruçin

23/05/2018 15:12

Lulzim Basha thirri mbledhjen e grupit parlamentar për porositë e fundit. Gjithë vëmendja tek protesta dhe angazhim derë më derë për të siguruar një pjesëmarrje masive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për detajet e organizimit thirri edhe krerët e degëve të Tiranës dhe deputetët e këtij qarku, ndërsa skenari përfundimtar do të vendoset nga kryesia e vogël. Por para të shtunës është e enjtja. Beteja në seancën parlamentare do të jetë si javët e shkuara ku opozita do tentojë bllokimin, duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por dhe pala tjetër ka bërë gati planin e saj. Një takim i Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit e Taulant Ballës u mbajt paradite në zyrë ekryeparlamentarit, ndërkohë që është parashikuar që qeveria do të paraqesë në Parlament raportin e saj mbi gjetjet dhe rekomandimet e Komisionit Europian për Shqipërinë 2018.

Në fakt të gjithë janë pro integrimit, por në mënyra të ndryshme.
Mazhoranca akuzon opozitën se po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me aksionin e saj, por opozita thotë se gjithçka bën është në funksion të një Shqipërie europiane pa qeveri të lidhur me krimin. Debai me kryefjalë largimin e Fatmri Xhafjat vijoi në Komisionin parlamentar të Integrimit.

Sërish më i ndezur debate vijoi në komisionin parlamentar të ligjeve. Nën këtë atmosferë mazhoranca miratoi dy pika të rendit të ditës , por nuk ia doli të cete me miratimin e nenev të ligjit për Avokatisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA