Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro fitoi një tjetër mandat 6-vjeçar, pas zgjedhjeve të zhvilluara pa pjesëmarrjen e opozitës dhe mes shumë parregullsish.
Pikërisht për këto arsye, 14 shtete amerikane, përfshi edhe Brazilin e Argjentinën, tërhoqën diplomatët e tyre nga Venezuela, ndërsa SHBA-të shtuan të tjera sanksione ndaj këtij shteti.
Gjithsesi edhe vetë Maduro është përgjigjur ‘flakë për flakë’ ndaj SHBA-ve, duke dëbuar nga vendi të diplomatit më të lartë amerikan, Tod Robinson, të cilin e akuzon për komplot në dëm të qeverisë së tij.
Gjithashtu, një urdhër dëbimi është dhënë edhe në dëm të zëvendësit të të ngarkuarit me punë, Brajan Naranjo. Presidenti e ka bërë të ditur lajmin në një fjalim televiziv, ku u ka dhënë dy diplomatëve 48 orë kohë për të lënë vendin.
Top Channel