
24/02 18:37
Një 3-vjeçar humbi jetën paraditen e sotme në pishinën e një resorti turistik në Golem të Kavajës. Vogëlushi dyshohet se është mbytur, teksa ndodhej nën kujdesin e gjyshes së tij, e punësuar si sanitare pranë hotelit.
I mituri është parë në ujë nga një tjetër pjesëtar i stafit të hotelit që e ka nxjerrë nga pishina, po megjithë ndihmën e dhënë fëmija nuk ka dhënë shenja jete.
Burimet bëjnë të ditur se gjyshja e vogëlushit, prindërit e të cilit ndodheshin në Pogradec, ka qenë duke punuar. Në këto rrethana, 3-vjeçari është shkëputur dhe ka shkuar drejt pishinës ku dhe humbi jetën.
Trupi i vogëlushit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku po i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
Top Channel