
Emocione të forta në UET, diplomohet brezi i 17 në universitet! Mesazhi i ish-studentes që u punësua në Londër
11/07 16:25
Në fshatin Çerenec të Bulqizës vuajtjet fillojnë që në fëmijëri. Një ditë më parë Top Channel solli telashet e banorëve që vuajnë edhe nga thatësira, por edhe nga përmbytjet. Sot, nga ky fshat vogëlushët e një shkolle tregojnë sesi arsimohen pa drita dhe ujë.
Pa ujë, pa drita dhe me banja në oborr. Kështu mësojnë çdo ditë fëmijët e shkollës së ciklit të ulët në fshatin Çerenec të Bulqizës.
Në dimër çdo gjë bëhet edhe më e vështirë për fëmijët. Çdo ngjitje dhe zbritje nëpër shkallë mbart rrezikun e rrëshqitjes.
Dhe këtë duhet ta bëjnë më shumë se një herë në ditë për të shkuar në banjat e oborrit, apo për të pirë ujë.
Top Channel