Vullkani në Hawaii, rrezik i ri nga ‘reja toksike’

22/05/2018 05:49

Banorët e ishullit të Hawaiit përballen me kërcënime të reja nga vullkani Kilawea. Përpos mundësisë për shpërthime të reja, një rrezik tjetër vjen nga llava që po derdhet në oqean.

Reaksioni kimik i shkaktuar pas kontaktit të llavës me ujin e kripur, formon të ashtuquajturat re toksike, të cilat bllokojnë në ajër acidin klorhidrik dhe grimca të vogla qelqi vullkanik. Kjo ka shtyrë autoritetet të këshillojnë popullsinë të qëndrojë larg kërcënimit.

Ndërkaq, në mal, lumenj llave vazhdojnë të dalin nga goja dhe çarjet e vullkanit, të krijuara javët e fundit. Sipas ekspertëve, emetimet e gazit me dioksid squfuri në zonë, janë trefishuar, duke e përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, ndërsa në majën e vullkanit dy shpërthime të reja të mëdha, shkarkuan në atmosferë tonelata hiri.

Të dielën vullkani shkaktoi të parin të plagosur rëndë, teksa një burrë u godit nga një spërkatje llave që në pak sekonda i dogji pjesë të këmbës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA