28/12 19:12
Tokat e fshatit Çerenec nuk vaditen, por përmbyten. Fermerët e fshatrave Çerenec i Epërm dhe i Poshtëm, në njësinë administrative Gjoricë të bashkisë Bulqizë ankohen për kanalin vaditës.
Banorët thonë se anomalia vjen si pasojë e punimeve që janë bërë në rrugën pranë fshatit që në vitin 2011. Rruga ka patur kanale anësore dhe kanali vaditës ka funksionuar dikur, por sot janë pa zgjidhje, të cilën nuk e kanë gjetur as në dyert e bashkisë.
Top Channel