Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro është duke u përballur me një reagim ndërkombëtar pas fitimit të mandatit të tij të dytë gjashtëvjeçar, në një votim të dërrmuar nga bojkoti i opozitës dhe pretendimet për manipulim të votave.
Katërmbëdhjetë vende, përfshirë Argjentinën, Brazilin dhe Kanadanë, i kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Karakasi, në shenjë proteste për procesin zgjedhor farsë.
Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ekonomike, pas zgjedhjeve të së dielës, duke provokuar përkeqësim të situatës atje. Venezuela vuan nga mungesa e ushqimit që rrjedh nga kriza e saj ekonomike, ndaj edhe pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e ulët.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëri thirrje për zgjedhje të reja dhe garanci për proces të rregullt, për të “përfunduar represionin” e venezuelianëve, siç e cilësoi ai.
Nga ana tjetër, Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi z. Maduro për rizgjedhjen e tij të hënën, duke i uruar atij “sukses në zgjidhjen e çështjeve sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohet vendi”.
Top Channel