Pudingu me fara Chia mund të zëvendësojë shumë mirë ëmbëlsirën, duke marrë sa më shumë vlera nga kjo ëmbëlsirë.
Përbërësit për këtë recetë janë:
Fara chia
qumësht bajame
kivi
banane
rrush i thatë
mjaltë
Përgatitja:
Farat Chia i lëmë për 15 minuta në ujë, i shtojmë tek qumështi i bajameve, në mënyrë që të përgatisim shtresën e parë. Këtë përmbajtje e lëmë në frigorifer për rreth 4 orë, ose 30 minuta në ngrirje. Shtresa e dytë e këtij pudingu ka nevojë për 2-3 kivi, të cilët pasi i qërojmë i vendosim në blender. Ndërsa në shtresën e tretë vendosim banane dhe rrushin e thatë. Por mund t’i zëvendësojmë me granola, arra apo bajame. Përbërësi i fundit është mjalti. Është një puding ideal për mëngjes apo për mesvakt.
Top Channel