Nën dilemën për të ballafaquar gazetarin Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit X, Albert Veliu, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen verifikime të tjera në qytetin e Vlorës.
Një burim i sigurt tha për Top Channel se akuza i ka kërkuar policisë të dhëna mbi organikën e policisë së Vlorës, nëse ka patur apo jo efektivë policie me emrin Ermal përgjatë viteve 2017-2018 dhe në çfarë sektorësh janë të angazhuar.
Top Channel pyeti zyrtarisht për numrin e efektivëve me emrin Ermal në policinë e Vlorës dhe nuk mori asnjë përgjigje, ndonëse jo zyrtarisht pohohet se në policinë e Vlorës gjatë kësaj periudhe nuk rezulton të ketë punonjës policie që quhet Ermal.
Për shkak se personi i radhës që duhet pyetur është edhe Agron Xhafaj, prokuroret nuk kanë vendosur ende se si do të merret dëshmia e tij përderisa Agron Xhafaj është vetdorëzuar në Itali.
Pavarësisht kësaj, tha një pjesëtar i grupit të hetimeve, paraprakisht ne kemi deklaratën e Agron Xhafajt dhënë në Prokurorinë e Tiranës, ku ai tregon se zëri nuk është i tij dhe kundërshtohet versioni i dëshmitarit X. Top Channel pyeti avokatin e Agron Xhafajt
“Nuk e di, mos me pyet”, reagoi avokati.
Aktualisht çështja është e regjistruar për kallëzim të rremë dhe për trafik narkotikësh.
Prokuroria thotë se ka sekuestruar materialin bruto të audio përgjimit dhe pajisjet me të cilat është kryer ky përgjim.
Top Channel