Fëstëkët janë idealë për një mesvakt duke qenë se janë plot me nutrientë të shëndetshëm. Një recetë ideale do të ishte fileto levreku me fëstëk, që mund të konsiderohet edhe si një vakt i mirëfilltë.
Për këtë recetë duhen:
Gjalp
Fëstëkë
Fileto levreku
Limon
Spinaq
Finok
Pak galetë
Qepujka turshi
Erëza të frekskëta
Pomodorini
Karota turshi
Si fillim heqim lëkurën nga fileto e levrekut dhe më pas e presim pak në mënyrë që fëstëkët të futen në brendësi të filetos. Marinojmë peshkun me piper, kripë, pak vaj ulliri dhe e lejmë për pak minuta. Ndërkohë vijojmë me përgatitjen e masës për ta bërë peshkun krokant. Në një enë hedhim gjalp, pak galetë dhe fëstëkë të grirë. I përziejmë të gjitha së bashku dhe me masën e krijuar lyejmë fileton e levrekut.
Peshkun do ta kalojmë në një krah në një tigan me pak vaj, dhe më pas e vendosim në furrë. Ndërkohë vijojmë me garniturën e peshkut. Hedhim në një tigan pak vaj, gjalp, piper, kripë, finokun, spinaqin, buljon perimesh , krem qumështi , pak limon dhe e lëmë derisa lëngu I përftuar të jetë kremoz.
Për ta dekoruara vendosim një shtrat të produkteve që kaluam në tigan dhe mbi të vendosim peshkun krokant. I shtojmë pomodorini, karota turshi, qepujka turshi, pak erëza të freskëta dhe pjata është gati. Ideale për stinë n e verës.
Top Channel