Shpronësimet e tokës për ndërtimin e By-pass-it të Fierit janë bërë me dy standarde në fshatrat Dërmënas, Havaleas dhe Pojan.
Më shumë se 20 familje në fshatin Havaleas, nuk janë aspak të kënaqur me çmimin prej 269 mijë lekësh për dynym, ndërkohë që toka në dy fshatrat fqinjë, Dërmënas dhe Pojan, është vlerësuar me 890 mijë lekë dynymi.
Banorët thonë se për faturat e energjisë elektrike dhe të ujit paguajnë kamatvonesë, madje dënohen edhe me burg, ndërsa për tokat e grabitura sipas tyre, qeveria ende nuk u ka paguar edhe me çmimin qesharak që ka caktuar po vetë.
Këto nuk janë të vetmet shqetësime në lidhje me ndërtimin e by pass të Fierit, i cili shpesh është shoqëruar edhe me protesta si nga banorët e zonës për prishje të rrugëve dytësore e deri te punonjësit e firmave ndërtuese të cilët kërkonin pagat e padhëna.
Top Channel