Për deputeten e PD-së Jorida Tabaku është e trishtueshme që ende dhe sot nuk ka një memorial në kujtim të revoltës së Spaçit.
“Në këtë ditë kujtojmë me nderim përpjekjen më të guximshme kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. 21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spaçit u ngritën kundër sjelljen çnjerëzore të rrëgjimit karshi tyre. Nën thirrjet “Poshtë komunizmi” “Europa është e lirë” të cilat i rimorën studentët në vitet 1990, këta heronj dhe guximtarë të rrallë vendosën jetën e tyre në ballë të një beteje që shkundi jo pak diktaturën komuniste. Me trishtim vërej që ende sot e kësaj dite nuk ka një memorial në kujtim të Skënder Dajës, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe Pal Zefit. Sikundër vërej me trishtim që qeveria ka lënë në harresë këtë ditë të shënjuar për vendin tonë”, shkruan Tabaku.
Ata thotë deputetja demokrate janë dëshmorët e vërtetë të këtij vendi, “heronjtë e rrallë të një kombi që duhet të gjejë forcat për të përmbushur ëndrrën e tyre; një vend të lirë, demokratik dhe në Europë. I përjetshëm dhe përhershëm qoftë kujtimi për to dhe përpjekja e tyre qoftë mësim për ne”.
Top Channel