Dibra është një nga prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë në vend të qershive.
Janë rreth 2500 ha qershi të mbjella në këtë qark vitet e fundit dhe këtë vit që prodhimi ishte i madh, shumë fermerë ankohen se nuk kanë ku ta shesin prodhimin.
Ata kërkojnë një qendër grumbullimi dhe përpunimi. Fermerët thonë se do të detyrohen t’i presin pemët e qershive, siç kanë vepruar më herët me mollët.
“Qershia ka ngelur. Një sasi e madhe ka rënë në tokë. Kam shitur shumë pak, 3-4 kuintalë, me 5 lekë kilen”, thotë një fermer.
Ndërsa një tjetër deklaron se ka prodhuar 5 ton e ka shitur 5 kuintalë.
Tregtarët e shumicës e blejnë kilogramin nga 40-50 lekë. Ndërkohë që vetë fuqia punëtore për vjelje shkon në rreth 20 lekë për kg. Specialistët thonë se nëse qershia shitet nën 50 lekë kilogrami, atëherë fermeri pëson humbje.
Edhe pse është një ndër qershitë më cilësore në vend, prodhimi i Dibrës e ka të vështirë rrugën e shpërndarjes në tregjet e vendit, për shkak edhe të aksit të amortizuar Peshkopi-Tiranë.
Top Channel