27/11 10:30
Gjykata e Beratit ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e LSI për vazhdimin e hetimeve për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në fushatën elektorale të një viti më parë.
Avokati përfaqësues i LSI-së, Ylli Mnjani thotë se “drejtësia është kokëulur para kryeministrit”.
“Ky kryeministër përbeë rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, është shprehur Manjani pas përfundimit të seancës.
“I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, është shprehur Rama gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2017-tës.
Top Channel